Ausilio ka konfirmuar se Icardi nuk do të largohet nga “San Siro”.
Drejtori i Interit, Piero Ausilio, ka mohuar se sulmuesi dhe kapiteni i skuadrës, Mauro Icardi, mund të largohet nga Italia këtë verë. Ai do të udhëheqë skuadrën në Ligën e kampionëve, pas plot gjashtë vjetëve.
Interi siguroi kthimin në garën më të madhe për klube në ndeshjen e fundit në Serie A, duke e mposhtur 3-2 rivalin direkt, Lazion.
“Icardi nuk do të largohet, absolutisht jo”, u shpreh ai, kur u pyet për një transferim të mundshëm në Gjermani, pasi shihet si zëvendësues i Robert Lewandowskit te Bayern Munichu.