Borussia Mönchengladbach ka ardhur me idenë më brilante që mund ta kishte imagjinuar dikush në këtë kohë pandemie.
Për shkak të koronavirusit, futbolli do të luhet pa tifozë për pjesën e mbetur të sezonit, ndoshta edhe deri në vitin 2021.
Me Bundesligën që startoi sot, Borussia Mönchengladbach është përkujdesur që sado pak të ndjejë shoqërinë e tifozëve të saj në stadium.
Ata kanë vendosur kartonë me fotografi të tifozëve nëpër ulëset e stadiumit dhe me të vërtetë, kjo ide u ka pëlqyer të gjithëve pasi stadiumi duket sikur të jetë i mbushur, sado pak i jep gjallëri hijeshi lojës së futbollist që kurrë s’do të jetë e njëjtë pa tifozë.
Trajneri i Gladbachut, Marco Rose, tha se kjo ide është brilante “i jep jetë stadiumit, nuk i zëvendëson fansat e vërtetë, por është bukur t’i shohësh ato”.
Mbi 20 mijë fotografi te fansave janë vendosur dhe do të qëndrojnë aty deri në fundin e sezonit.
Raportohet se tani, ka mundësi që shumë klube të aplikojnë këtë ide, që me të vërtetë është mbresëlënës dhe pritet me padurim takimi për herë të parë javën e ardhshme, pasi këtë xhiro, sot nga ora 18:30, Gladbach luan në udhëtim te Eintracht Frankfurt. /Gazeta Express/