Identifikohen 29 fëmijë lëmoshë-kërkues dhe 13 të dyshuar

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka zbatuar Plani  Operativ ‘Identifikimi i fëmijëve lëmosh-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit’, i cili është shtrirë në gjithë territorin  e Republikës së Kosovës, në periudhën kohore  03.12.2018 deri më 07.12.2018.

Sipas njoftimit të PK-së, në realizim të këtij plani, pos Njësive të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, kanë qenë të përfshirë edhe: Prokuroritë  e rajoneve përkatëse,  Qendrat për Punë Sociale,  Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së dhe Njësitë policore nga  stacionet policore përkatëse.

Gjate zbatimit te këtij plani operativ janë hasur këto dukuri dhe kryer këto veprime:

Janë identifikuar 29 fëmijëve lëmoshë-kërkues (21 shtetas të Kosovës dhe 8 shtetas të Shqipërisë),

Janë identifikuar 13 persona të dyshuar,

Janë iniciuar 10 raste nga Neni 250 i Kodit Penal ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’,

Të gjithë fëmijët lëmoshë kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre,

Gjatë marrjes në pyetje nuk është identifikuar  asnjë viktime e trafikimit,

Shtetasit e huaj  janë dorëzuar  Drejtorisë për Migrimi dhe të Huaj që të vazhdojnë me veprime  bazuar në  Ligjin për të Huaj,

Për shtetasit kosovar, në konsultim me prokurorët përkatëse, janë iniciuar 10 raste ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë të realizojë detyrat e saja kushtetuese e ligjore, të shtojë aktivitetet në luftimin e dukurive antiligjore, të mbajë rendin dhe sigurinë publike, të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale, përfshirë keqtrajtimin e fëmijëve dhe trafikimin me njerëz”, përfundon njoftimi i Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme