Një sulm seksual dyshohet se është kryer ndaj një femre të (mitur) në Fushë Kosovë, i dyshuari gjendët në qendrën e paraburgimit lidhur me një rast tjetër. Sipas policisë së Kosovës rasti është nën hetime.
Edhe një rast tjetër ka ndodhur në Prishtinë ku dyshohet se është sulmuar një vajzë seksualisht,i dyshuari kosovar gjendet në arrati, dhe rasti është në procedurë hetimore.Thuhet në raportin 24 orësh.
Njoftim i plotë
“Prishtinë 22.08.2024-11:40. Me 23.08.2024 viktima femër kosovare e mitur, ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.
Fushë Kosovë 04.08.2024 – 17:23. Më 23.08.2024 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). I dyshuari gjendet në qendrën e paraburgimit lidhur me një rasti tjetër. Rasti në hetim”.