Policia e Kosovës në Mitrovicë ka njoftuar se me datën 17 janar 2019, ka realizuar një urdhërkontroll në dy lokacione të caktuara në rajonin e Mitrovicës, konkretisht në Skenderaj, ku janë evidentuar tre persona të dyshuar për kryerje të veprave penale ‘trafikim me njerëz’, “shërbime seksuale të viktimave të trafikimit” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Të dyshuarit R. L. lindur me 1958 m/sh/k gjatë kontrollit të kryer i janë gjetur 4 revole armë, 1 armë gjuetie dhe 28 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
I dyshuari i arrestuar pas intervistimit është ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit kompetent kujdestar.