Idlib, opozitarët përfundojnë procesin e tërheqjes së armëve të rënda

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të marrëveshjes së Soçit në mes të Turqisë dhe Rusisë, po përfundon procesi i tërheqjes së armëve të rënda në linjën e çarmatimit, e cila do të formohet në vijat e frontit në Zonën e Deeskalimit të Idlibit, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftojnë gazetarët e AA-së në Idlib, opozitarët ushtarakë gjatë natës së djeshme kanë përshpejuar procesin e tërheqjes së armëve të rënda nga vija e frontit.

Përveç grupeve pranë Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), grupet e armatosura kundër regjimit, nga zonat të cilat janë në gjendje të vijave të frontit me regjimin e Bashar al Asadit, kanë tërhequr një pjesë të madhe të armëve si mortajë, artileri, lançuesit Grad dhe lançues të raketave të cilat kanë mundësinë e qëllimit me rreze të mesme.

Burimet opozitare ushtarake dhe zyrtarët turq të cilët e koordinojnë procesin, kanë dhënë informacione për AA dhe kanë njoftuar se procesi do të përfundojë brenda ditës.

Nga ana tjetër Forcat e Armatosura Turke në vijën e pastruar nga armët e rënda kanë dërguar armë të ndryshme dhe automjete të blinduara për patrullimet që do t’i fillojë në kuadër të marrëveshjes së Soçit.

Vazhduan shkeljet e regjimit

Sipas informacioneve nga burimet lokale dhe të Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha), regjimi i Asadit gjatë një jave të fundit ka kryer sulme ndaj vendbanimeve brenda kufijve të Zonës së Deeskalimit të Idlibit.

Trupat pranë regjimit të Asadit, kanë kryer gjuajtje artilerike ndaj fshatrave Lahaya, Buvayda, Mansura dhe Tel Vasit që ndodhen në zonën periferike veriore të Hamas, ndaj qytezës Latamne, fshatrave Naciye dhe Kebine në jugperëndim të qytetit të Idlibit si dhe fshatit Sarraf në Malin Turkmen pranë qytetit Lazkiye. Në sulme janë plagosur 3 civilë.

Marrëveshja e Soçit

Pas propozimit të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan në samitin e mbajtur në Teheran më 7 shtator për çështjen e Sirisë, Erdogan dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin më 17 shtator në Soçi diskutuan për masat shtesë për mbrojtjen dhe fuqizimin e armëpushimit.

Marrëveshja e arritur parasheh që deri më 15 tetor të formohet një rajon të çarmatizimit në një linjë prej 15-20 kilometrash dhe që auditimi i saj të bëhet nga zyrtarët turq dhe rusë.

Për këtë nevojitet që përgjatë vijave të tyre të frontit, opozitarët ushtarakë, grupi kundër regjimit Hay’at Tahrir al-Sham, ushtarët e regjimit dhe grupet e huaja terroriste mbështetëse të regjimit të tërheqin armët e rënda nga rajoni i çarmatimit, thellësia e të cilit do të përcaktohet në bazë të kushteve gjeografike.

Palët të cilat do të largohen nga rajoni me armët e tyre të rënda, do të vazhdojnë të mbrojnë vetë kufijtë e hapësirave të cilat i mbajnë nën kontroll. Shtetet garantuese Turqia dhe Rusia do të kryejnë patrullime të koordinuara në rajonin e çarmatimit, për të cilin janë përgjegjës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme