Idrizi: Bëhet pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit Silnica në fshatin Nedakoc

Prishtinë | 09 Sht 2024 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se po bëhet pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit Silnica në fshatin Nedakoc.

Për këtë, Idrizi ka thënë se ka qenë një pikë kritike që kishte ndikuar të ketë vërshime në vitin 2021, raporton Ekonomia Online.

“Po bëhet pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit Silnica në📍fshatin Nedakoc, një pikë kritike që kishte ndikuar që të vërshohet qyteti në vitin 2021, e gjithë puna po bëhet si masë preventive që të mos përballemi me një situatë të tillë”, ka thënë Idrizi.

Të ngjashme