Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, kanë vizituar Kalanë e Qytetit, raporton Ekonomia Online.
Ambasadori Hargreaves, pas vizitës, ka thënë se është i mrekulluar me historinë e lashtë të qytetit.
Ai u prit mëngjesin e së mërkurës në takim nga kryetari Idrizi, me të cilin biseduan ndër tjerash për ekonominë dhe zhvillimin ekonomik të komunës.
Po ashtu, ata përcollën punimet në sheshin “Adem Jashari” dhe punën në fabrikën “Loni Dekor”.