Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot familjen Lushaku në fshatin Novolan, ku ka parë nga afër procesin e korrje-shirjeve.
Ai ka thënë se rendimentet e sivjetme janë të larta.
“Si në çdo pjesë tjetër të Vushtrrisë edhe në fshatin Novolan, falë Zotit dhe duarve të vyejshme të bujqëve tanë rendimenti i grurit është shumë i lartë dhe i kënaqshëm”, ka shkruar Idrizi.
“Me bereqet”, ka uruar kreu i Komunës.