Idrizi mban premtimin, Drejtoria e Urbanizmit udhëhiqet nga shoqëria civile

Vushtrri | 01 Nën 2024 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka emëruar Drilon Jusufin si drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, arkitekt i cili vjen nga shoqëria civile.

Idrizi ka thënë se premtimi ka qenë që kjo Drejtori të udhëhiqet nga shoqëria civile.

“Andaj, kam kënaqësinë të ju njoftoj se sot kam emëruar drejtor, z.Drilon Jusufi, arkitekt i cili vjen nga shoqëria civile. Driloni ka përfunduar studimet për arkitekturë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe ka një përvojë të gjatë në fushën e arkitekturës në Kosovë e në SHBA, konkretisht në New York”, ka shkruar ai.

“Gjatë karrierës së tij profesionale, Driloni ka përvojë në projektim dhe menaxhim të projekteve të ndryshme rezidenciale dhe komerciale, me fokus në qëndrueshmëri dhe dizajn bashkëkohor. Gjithashtu, ka qenë përgjegjës për zhvillimin e koncepteve arkitektonike dhe mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve nga faza e parë e deri në përfundim. Driloni zotëron gjuhën angleze dhe gjuhën frënge”, ka shkruar Idrizi.

Të ngjashme