Idrizi nderon mësuesit në shkollën “Mustafë Venhari” për 7 marsin

Prishtinë | 07 Mar 2025 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar shkollën fillore “Mustafë Venhari” për nder të 7 marsit, Ditës së Mësuesve.

Gjatë vizitës, ai është pritur me ngrohtësi nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës, të cilët kishin përgatitur një program artistik.

Idrizi shprehu emocionet e tij për këtë ditë të veçantë dhe falënderoi mësimdhënësit, si ata në detyrë ashtu edhe ata në pension, për përkushtimin dhe kontributin e tyre të çmuar në edukimin e brezave të rinj.

“Sa herë vjen 7 marsi, kam emocione të jashtëzakonshme që më kujtojnë ish-nxënësit e mi. Mesazhet që ende marr nga ata, janë një bekim i jashtëzakonshëm, dhurata më e mirë që mund të më bëhet e një shenjë mirënjohjeje. Derisa sot Ditën e Mësuesit e festuam në shkollën fillore “Mustafë Venhari”, kjo ditë u bë edhe më e veçantë nga programi artistik që kishin përgatitur nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë mësimdhënësit ata që janë ende pranë nxënësve e edhe ata në pension, që kanë ndërtuar të tashmen tonë dhe po vazhdojnë që çdo ditë kontribuojnë me përkushtim për edukimin e brezave të rinj”, ka shkruar ai.

Të ngjashme