Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se me ftesë të Albanian-American Cultural Center of Texas, bashkë me nënkryetarin Zhegrova, morën pjesë në shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës Kosovës në Houston të Texas-it, në SHBA.
Idrizi ka takuar në SHBA në mesin e qindra bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në Houston dhe Texas, në Festën e Pavarësisë, edhe mikun e madh të shqiptarëve, luftëtarin diplomatik i Pavarësisë së Kosovës, Ambasadorin William Walker.
“Në emër të qytetarëve të Vushtrrisë, mërgimtarëve në Houston ua urova 15-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe i falënderova për ftesën dhe kontributin që ata po e dhënë në vazhdimësi për Kosovën” shkruan Idrizi.