Idrizi: PDK-ja po e jep shembullin më të mirë edhe këto zgjedhje

Prishtinë | 24 Jan 2021 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete e PDK-së, Valdete Idrizi, ka porositur se të gjithë duhet t’i respektojmë Institucionet, Kushtetutën dhe ligjet e vendit e jo t’i keqpërdorim ato, “siç po bëjnë disa”.  

Nëpermes një shkrimi në Facebook, Idrizi ka theksuar se Kosova është e vogël për të pasë kaq shumë përçarje e smirë.

Sipas saj, PDK-ja në krye me kryetarin Enver Hoxhaj po jep shembullin më të mirë edhe në këto zgjedhje sa e don vendin e vet dhe qytetarët e vet.

Postimi i plotë:

Me kërcënime, me gjuhë përçarëse e përjashtuese nuk shkohet kërkah o njerëz. Vetëm me program konkret e debat me argumente e kulturë, duke respektu secilin/en, dhe mendimin ndryshe mund të ecim përpara.

Kosova është e vogël për të pasë kaq shumë përçarje e smirë mes vete.

Ne të gjithë duhet të respektojmë Institucionet e vendit, Kushtetutën e vet, ligjet, e jo t’i keqpërdorim ato, siç po bëjnë disa.

Kemi përgjegjësi, duhet t’i kontribuojmë së mirës, e jo përçarjes e urrejtjes. Vetëm me vepra të mira e me sjellje të mira mund të dëshmojmë sa e duam vendin, e jo me fjalë, ofendime e kërcënime.

Unë jam krenare se Partia Demokratike e Kosovës – PDK në krye me kryetarin Enver Hoxhaj me shembullin më të mirë edhe në këto zgjedhje po tregon sa e don vendin e vet dhe qytetarët e vet; me program konkret të #Rimëkëmbjes, me listën më të mirë të kandidatëve për deputetë, me gjuhë e sjellje konstruktive, dhe gjithëherë duke respektuar Institucionet dhe Kushtetutën e vendit!

Qytetarët po e shohin këtë dhe po binden përditë se programi i #Rimëkëmbjes dhe #PDK janë alternativa e vetme në zgjedhjen e 14 Shkurtit!

#Rimëkëmbje

#HoxhajKryeminister

#ValdeteIdrizi21

Të ngjashme