Idrizi: Raporti i i Performancës së Komunave ritheksoi sukseset e Vushtrrisë

Prishtinë | 04 Tet 2024 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se Raporti i Performancës së Komunave të Republikës së Kosovës për vitin 2023 nga MAPL, ka ritheksuar sukseset e kësaj komune në shumë fusha.

Sipas raportit, Komuna e Vushtrrisë, nën drejtimin e kryetarit Idrizi, ka arritur këto rezultate:

  • Menaxhim i fatkeqësive – 100%
  • Kulturë, Rini dhe Sport – 99.87%
  • Shërbimet publike administrative – 95.01 %
  • Kujdesi primar shëndetësor – 91.26%
  • Shërbime publike – 90.36%
  • Zhvillimi Ekonomik Lokal – 89.99%

“Punët e mira në shërbim të qytetarëve do të vazhdojnë”, ka thënë kryetari Idrizi.

Edhe javën e kaluar një tjetër raport i Institutit GAP ka publikuar raportin për përmbushjen e premtimeve zgjedhore nga fillimi i mandatit deri në fund të muajit qershor 2024, ku Komuna e Vushtrrisë ka arritur sukses të madh në realizimin e tyre.

“Nga 51 premtime 33 janë përmbushur plotësisht, 1 është gjysmë i përmbushur, 9 kanë filluar të realizohen dhe vetëm 8 nuk kanë filluar ende, e që deri në përfundim të mandatit të gjitha premtimet që ju kemi dhënë qytetarëve do të realizohen”, kishte thënë Idrizi.

Të ngjashme