Idrizi takohet me qumështarët e Vushtrrisë, iu premton përkrahje të vazhdueshme

Prishtinë | 10 Mar 2023 | 16:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sot gjatë ditës ka pritur në takim fermerët e kësaj komune, raporton Ekonomia Online.

Ai gjatë takimit në Kuvendin Komunal u premtoi atyre ndihmë të vazhdueshme me subvencione për qumështin, ku ndër të tjera tha se nga 4 centë sa ka qenë vitin e kaluar një litër qumësht, këtë vit Komuna e Vushtrrisë e ka rritur subvencionimin për 5 centë për litër.

“Sinqerisht jemi të interesuar të iu ndihmojmë, të iu përkrahim dhe të gjejmë këtë formulën që përfitojnë të gjithë sepse kjo mënyra tjetër e blerjes të mjeteve, jo të makinave, jo kultivatora, jo traktora, po nxitë konkurrencën që mundesh t’ua japësh 7, 8 vetave ose 10 vetave, por mbesin shumica të pakënaqur kështu që ne kemi menduar edhe vitin e kaluar kur kemi ndarë këto subvencionet për litrin e qumështit që iu patëm premtuar 4 po tani e rritëm 5 centë, jo që është ndonjë shumë e madhe që iu kemi bërë ndihmë të madhe, por ndoshta sado pak ne iu ndihmojmë edhe pak ndoshta iu ndihmon Ministria e Bujqësisë, në mënyrë që të mbijetoni. Edhe këtë vit kemi vendosur të iu ndihmojmë me 5 centë për litër të qumështit e që kemi mundësi buxhetore”, tha Idrizi.

Idrizi përmendi edhe ndihmat tjera që ka dhënë për sektorin e bujqësisë, ku njëra prej tyre janë edhe serrate, ku 273 familjë përfituan nga kjo dhe tha se do të vazhdojnë ato.

“Do të ketë subvencione edhe për fushat e tjera të bujqësisë, jo veç e dini që i kemi ndarë 273 serra, nga një ari, kanë përfituar 273 ekonomia familjare, besoni që jemi munduar t’i ndajmë në mënyrën më të drejtë, nuk them që jemi pa gabime dhe kështu në mënyrë eksplicite nuk kemi bërë por me qëllim, nuk kemi lejuar se jemi munduar shumë të jemi afër qytetarëve edhe do të vazhdojmë edhe këtë vit me ato veprimtaritë tjera që i patëm mbështetur vitin e kaluar edhe bletarët, edhe këto bagëtitë e imëta, domethënë delet dhe dhitë, po i patëm mbështetur vitin e kaluar edhe këta fermerët e bullicave me nga 30 euro për kokë bullice edhe ujitjen e tokave nën sistemin e ujitjes prapë edhe këtë vit kemi me vazhdu”, tha i pari i Vushtrrisë.

Ai tha se qëllimi i tyre është që paratë që i kanë t’i ndajnë drejtë për të gjithë dhe të rritet prodhimi i produkteve vendore, në mënyrë që të ketë sa më pak import.

“pra qëllimi është thjesht ato pare që i kemi të iu thërrasim të tjerët dhe si pajtohemi ta bëjmë ndarjen me iu ndalë në ndihmë që të mos na adresohet dikush të thotë jo e pate të njofshëm, jo këtë jo atë po përfitues të jeni të gjithë ju. Po lutna të iu ndihmojë sa më shumë, sa më shumë që të kemi do të jemi afër jush se pa zhvillim të bujqësisë, pa prodhime vendore ne nuk mund të kemi as paranë tonë, se me këtë import qysh e kemi tash duke i blerë të gjitha prodhimet prej importit, krejt ajo pare ik jashtë vendit”, tha Idrizi.

Të ngjashme