Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Nehat Idrizi, i ka thënë Ekonomia Online se gjykatat kanë punuar në zvogëlimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por ai ka sqaruar se janë mbi 260 lëndë të natyrës korruptive dhe 60 lëndë të krimit të organizuar.
Zgjidhje e këtyre lëndëve ishte edhe kusht për heqjen e vizave. Ndonëse ishte premtuar që këtë vit Kosova do të fitonte liberalizimin e vizave, kjo nuk do të ndodhë, edhe përkundër që po thuhet se kushte u plotësuan.
Sipas Idrizit politika ndëshkimore nuk është në nivelin e duhur dhe në bazë të kësaj të akuzuarit nuk po e marrin dënimin e duhur.
“Ne e dimë se një ndër kushtet e BE-së sa i përket liberalizimit ka qenë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kanë qenë diku rreth 305 lëndë të natyrës korruptive në 7 gjykata themelore, ku pjesa më e madhe e tyre, diku rreth 180 lëndë kanë qenë në gjykatën themelore të Prishtinës, meqenëse Gjykata themelore e Prishtinës e mbulon territorin më të madh, por edhe vet fakti që Prishtina si kryeqendër normalisht që edhe lëndët e kësaj natyre kanë qenë të procedura në këtë gjykatë”.
“Aktualisht në bazë të raportit të fundit kemi rreth 260 lëndë të kësaj natyre, dhe mbi 800 persona të akuzuar. Sa i përket lendëve të krimit të organizuar as aty nuk është numri i madh i lëndëve. Në bazë të statistikave diku rreth 60 lëndë të kësaj natyre janë”, tha ai.
Lidhur me letrën e dërguar nga kryetari i Gjyaktws Themelore tw veriut të Mitrovicës, Nikola Kabashiq faktorit ndërkombëtarë për vendosjen e taksës nga Qeveria për produktet serbe, Idrizi tha se kanë kërkuar nga gjyqtarët atje të përmbahen nga veprimet të cilat dalin jashtë kodit të etikes së gjyqtarëve.
“Ne jemi të njoftuar përmes rrugëve jo zyrtare, gjyqtari Kabashiq iu ka drejtuar faktorit ndërkombëtar tek ne për mungesën e ushqimeve dhe gjërave ushqimore e tjera për shkak të vendimit që është marrë nga ana e qeverisë për caktimin e taksës dhe ne si këshill gjyqësor kemi shqyrtuar dhe analizuar këtë gjendje dhe letrën që është drejtuar dhe fillimisht kemi vendos që me një letër të i drejtohemi gjithë gjyqtarëve dhe stafit të asaj gjykate përmes së cilës kemi kërkuar që duke filluar nga kryetari, gjyqtarët dhe stafit përmban në çdo deklarim apo veprim që del jashtë kornizës së kodit të etikës së mirësjelljes për gjyqtarë”.
“… sepse obligim i gjyqtarëve dhe gjykatës është të bëjnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve organeve të drejtësisë dhe në rastin konkret dhe legjislativ ata i kanë punët e vetë dhe ata kanë përfaqësuesit e tyre qoftë ministra apo deputet të cilët janë të thirrur të i mbrojnë të drejtat e qytetarëve të asaj pjese, ndërsa çdo implikim i organeve gjyqësore në sferën që vjen tek zotimi atëherë në një mënyrë pak bie ndesh me rregullat e mirësjelljes së kodit të etikës për gjyqtar”, tha ai.
Idrizi tha se puna në Gjyktën në veri është bllokuar për vetëm dy orë në ditë dhe jo gjatë tërë kohës, kjo për shkak të protestave që po mbahen nga qytetarët serb për shkak të taksës.
“Ne e dimë të gjithë gjendjen që është në veri për shkak të protestave që bëhen nga qytetarët e asaj pjese, për fat të keq protestat mbahen pranë objektit të gjykatës themelore në Mitrovicë dhe arsyeja pse mbahen pran gjykatës është se në bazë të njoftimit me shkrim qe e kam kryesisht protestat mbahen afër objekteve të institucioneve ndërkombëtare. Protestat zgjasin dy orë nga ora 11 në ora 1 dhe gjatë kësaj periudhe palët apo qytetarët që kanë nevojë për të kryer një shërbim nuk mund të hyn për shkak të protestës ndërsa pas përfundimit të protestës gjithçka është i kthehet normales”, tha ai.
Ndërkaq lidhur me shtimin e numrit të gjyqtarëve ai tha se këtë vit do të rekrutohen 37 gjyqtarë dhe se javën ardhshme do të procedohen tek presidenti për dekretim derisa e ka quajtur shqetësuese numrin e lëndëve të dorëzuar nga EULEX-i tek gjyqtarët vendorë, raporton EO.
“Tani jemi në përfundim të rekrutimit të 37 gjyqtarëve. Mbledhjen e fundit e kemi miratuar listën e 37 gjyqtarëve besoj që javën tjetër do të procedohen tek presidenti për dekretim, poashtu ka mesi i muajit do të shpallim konkurs për plotësimin 27 pozitave për gjyqtarë poashtu edhe me staf mbështetës gjykatat do të forcohen, në këtë vit janë lejuar 112 pozita të reja kryesisht staf mbështetës, bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjor me këto pozita të reja fatmirësisht me ndryshimet qe janë bërë në gjykata është fut propozimi dhe ka kaluar që çdo gjyqtar ta ketë një bashkëpunëtorë profesional. Ne planifikojmë mbi 240 bashkëpunëtor profesional”.
“Në bazë të dhënave qe i kemi marr më herët diku rreth 118 lëndë EULEX i ka dorëzuar në gjykatat tona, pjesa më e madhe e tyre ka qenë në Prishtinë. Dorëzimi i këtyre lëndëve është një sfidë se gjyqtarët e Prishtinës janë të stërngarkuar me lëndë, kur t’i shtohet edhe ky numër është evidente që do ta rëndoj gjendjen edhe më tepër”, ka thënë Idrizi.