Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, ka pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi.
Në këtë takim është biseduar për raportin gjashtëmujor të Gjykatës Themelore të Gjilanit, së bashku me degët, me këtë rast Kryesuesi Idrizi ka mirëpritur të arriturat që kanë dal nga ky raport, transmeton Ekonomia Online.
Sipas një komunikate për medie nga kjo Gjykatë, Idrizi gjithashtu ka vlerësuar efikasitetin e Gjykatës që ka treguar në zvogëlimin e lëndëve të vjetra, si dhe zvogëlimin e lëndëve të natyrës së korrupsionit.
Kjo vizitë e Kryesuesit në Gjykatën Themelore të Gjilanit, është në vazhdën e vizitave që është duke i zhvilluar nëpër Gjykatat e vendit.