IFC-ja financon ndërtimin e katër objekteve shkollore

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 17:48 | Nga

Komuna e Prishtinës nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore, lidhur me projektin për të tërhequr investime private në sektorin e arsimit në mënyrë që edhe më tutje të përmirëohet  infrastruktura dhe cilësia e arsimit në Komunën e Prishtinës.

Arsimi është një nga mjetet më të fuqishme për uljen e varfërisë dhe rritjen e barazisë dhe është  thelbësor për nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe të një ekonomie konkurruese globalisht.

Njësia e Shërbimeve Këshillimore për Transaksione të Partneritetit Publiko Privat të Korporatës Financiare Ndërkombëtare  do të ndihmojë Komunën e Prishtinës në strukturimin dhe zbatimin e kontratës e cila do të përfshijë projektimin, ndërtimin dhe financimin e katër ndërtesave të reja shkollore, rinovimin e dy shkollave ekzistuese dhe kryerjen e disa shërbimeve jo akademike për një periudhë të caktuar.

Kontrata do të realizohet në dy faza: duke kryer analizën e arsyeshmërisë së projektit, vlerësimin e interesit të investitorëve dhe strukturimin e transaksionit dhe duke hartuar dokumentacionin e tenderit dhe duke  mbështur Komunën e Prishtinës në zbatimin dhe përfundimin e procesit të tenderimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme