Igor Mitiq emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë

Prishtinë | 17 Mar 2026 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Igor Mitiq në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kryeministri Kurti e uroi Mitiq për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Më herët kryeministri Kurti ka emëruar edhe dy zëvendësministra të tjerë, njërin në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim dhe një në Ministrinë e Kulturës.

Të ngjashme