Igumenicë: Kapen 125 kg kanabis, në pranga dy të rinj

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 15:50 | Nga

Në orët e para të mëngjesit të së dielës në kufirin greko-shqiptar në Igumenicë, janë kapur 125 kg kanabis.

Burime konfidenciale nga policia e Igumenices, e cila ende nuk ka dalë në deklaratë zyrtare për shtyp, bëjnë me dije se janë arrestuar Andrea Aliaj, 24 vjeç, lindur në Vlorë dhe Bledar Zotaj, 34-vjeç, lindur në Greshkë, përcjell Klan Kosova

Sipas abcnews, operacioni u zhvillua në një zonë pyjore në Leptokaria të Thesprotisë. Dy të arrestuarit e kishin fshehur drogën në 77 pako në çanta udhëtimi.

34 vjeçari Zotaj ishte në kërkim nga policia greke, pasi ishte arratisur në vitin 2013 nga burgu i Patrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme