IHAS: Ramiz Lladrovci ka fituar me 59,7 për qind

Drenas | 18 Dhj 2016 | 19:03 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociale-Prishtinë (IHAS-P), i cili ka monitoruar gjatë gjithë kohës fushatën zgjedhore dhe procesin e votimit në Komunën e Drenasit, thotë se sipas anketimeve të tyre zgjedhjet i ka fituar kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, me 59,7 për qind.

Arian Janova nga IHAS shpjegoi për Ekonomia Online se kanë bërë anketime në 20 qendra votim.

“Margjina e gabimeve mund të jetë +-3%”, tha Janova, por sipas tij, është e qartë se zgjedhjet i ka fituar kandidati PDK-së.

Në shkollën “Rasim Kiqina”, që është qendra më e madhe e votimit në komunë, ka fituar Ramiz Lladrovci i PDK-së me 64.4 për qind.

ihas

Të ngjashme