Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe për gjatë dy ditëve të ardhshme do ketë reshje të shiut.
Megjithatë, sipas IHMK-së, reshjet e shiut do të jenë më intensitet më të vogël.
“Mot kryesisht i ngjashëm, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet parashihen të jenë me intensitet më të zvogëluara në krahasim me ditët e fundit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim./eo