Instituti i Kosovës për Drejtësi i vlerëson të pakuptueshme deklaratat e dëshmitarëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Nga IKD deklarojnë se modifikimi i zërit të dëshmitarëve është i tepruar dhe ka bërë që deklaratat, sipas tyre, të jenë pothuajse të pakuptueshme.
“Një gjë e tillë e ka bërë të vështirë për publikun, për pjesën ku është e hapur seanca, që të informohet mbi zhvillimet në DhSK, si dhe për mediat që të raportojnë saktë për deklarimet e dëshmitarëve pranë Speciales.” thuhej në një komunikatë për media.
Tutje shpjegohej se identiteti i dëshmitarëve, marrë parasysh edhe masat tjera mbrojtëse, mund të sigurohet edhe pa e modifikuar zërin kaq substancialisht sa, sipas tyre, t’i humbasë kuptueshmëria, njofton Klankosova.tv.
“Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e mbështetë mbrojtjen e identitetit të dëshmitarëve në raste të tilla pranë DhSK. Për aq sa seanca është e hapur, IKD konsideron se publiku i gjerë duhet të jetë në gjendje të dëgjojë deklarimet e dëshmitarëve”
Kurse IKD bën thirrje që deklarimet e dëshmitarëve në seancat e radhës të jenë më të kuptueshme për publikun e gjerë.