IKShP-ja ta mundim Coronavirusin me kujdes e jo me frikë

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje që qytetarët t’u përmbahen udhëzimeve të dhëna deri më tani, për kujdes ndaj virusit Covid-19

Përmes një postimi në Facebook, IKShP-ja ka apeluar që qytetarët ta mposhtin koronavirusin me kujdes e jo me frikë.

“Duke iu përmbajtur rekomandimeve të Institutit Kombëtar ju mund ta parandaloni sëmundjen! Pa shtrëngim duarsh, pa përqafime, qëndroni në distancë nga njëri-tjetri së paku 2 metra, lani duart sa më shpesh me ujë e sapun”, janë disa nga këshillat e dhënë nga IKShP-ja për qytetarët.

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2609263959201592


Të ngjashme