IKShPK-ja, e gatshëm për fillimin e vaksinimit të qytetarëve kundër Covid-19

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 11:29 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Instituti Kombëtar  të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK),  Naser Ramadani ka thënë se janë të gatshëm që të  bëjnë vaksinonim e  popullatës kundër Covid-19, raporton Ekonomia Online

Ramadani në një konferencë për medie së bashku me kryeministrin Hoti dhe ministrin e Shëndetësisë, Zemaj, tha do të arrijnë të vaksinojnë 20 mijë qytetarë në ditë

“Në Kosovë ne e kemi një traditë të zgjeruar për programin e imunizimit, dhe ne e kemi ndërtuar strategjinë dhe  mund ta zbatojmë. Ne kemi bërë përgatitjen e thirrjen e personave në terminë të caktuara dhe secili person do të pajisjet me kartelën e imunizimit”, tha ai.

Gjatë kësaj konference kryeministri Hoti, tha se janë siguruar afër 2 milionë vaksina anti-Covid, pjesa e parë e të cilave do mbërrijnë në muajin shkurt.

Të ngjashme