IKShPK-ja ka një apel të veçantë për të moshuarit

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një postimi në Facebook i ka bërë apel të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi.

“Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IKSHP-së.

Njoftimi i plotë:

APEL I VEÇANTË PËR TË MOSHUARIT: JU LUTEMI, RRINI NË SHTËPI! 

Të nderuar qytetarë,

 Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

 Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!

 Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

 Mbani distancë sociale për 2 metra! Mbani maskat! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!

 Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!

 Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme