IKShPK-ja: Testohen edhe dy pacientë, në Kosovë nuk ka Coronavirus

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar edhe një herë se në Kosovë nuk ka koronavirus.

IKSHPK’ja sot ka marrë informatë nga Klinika Infektive QKUK’së për dy raste të dyshimta me koronavirus.

E pasi pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektivë të QKUK’së, testet kanë rezultuar negative. Pra, të dy pacientët nuk janë të infektuar me koronavirus.

Testimin e virusit e ka bërë Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë së Molekulave në IKSHPK.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të IKSHPK’së.

”NË KOSOVË NUK KA RASTE TË KONFIRMUARA ME KORONAVIRUS !

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme, më 10 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dy raste të dyshimta në

Koronavirus COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu

morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin

SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të dy pacientëve.

Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të dy pacientët nuk janë të

infektuar me virusin SARS-CoV-2”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme