IKShPK jep detaje për rastet e reja me Coronavirus, u testuan 241 të dyshimtë

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShP) ka bërë të ditur se nga data 08.02.2020 deri më 15.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 241 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2. Prej tyre, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Krahas pesë rasteve pozitive të deritashme, sot pasdite me 15/03/2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me RT PCR janë konfirmuar edhe katër raste të reja pozitive për virusin SARS-CoV-2: tre raste nga komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020.

Rasti tjetër është nga komuna e Podujevës, i gjinisë mashkullore, me moshë 62 vjeç i ardhur direkt nga Italia më 05.03.2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme