IKShPK-së i dorëzohen 100 mijë teste – Zemaj zotohet për shtim të kapaciteteve testuese

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 10:20 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marrë pjesën në dorëzimin 100 mijë testeve për IKShPK-në dhe 16 ventilatorëve për QKUK-në, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se shpreson që pas ardhjes së vaksinës anti-Covid të kthehet normaliteti në vend, duke shtuar se do të vazhdojnë testimin në masë.

“Kemi sjell 100 mijë teste PCR për të forcuar kapacitetet për të testuar dhe për të vazhduar testimin në masë. Ashtu siç kemi premtuar edhe janë realizuar poashtu edhe 16 ventilatorë të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.

“Përkushtimi ynë është që mungesa sa i përket testeve mos të jetë temë e punës së këtyre profesionistëve, të lehtësohet edhe identifikim, kontaktet, gjurmimi dhe hulumtimi epidemiologjik për ta izoluara sa më shumë virusin”.

“Me ardhjen e vaksinës besojmë dhe shpresojmë që testet nuk do të jenë të nevojshme dhe do të kthehet normaliteti”, ka thënë Zemaj.

Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, se pas krijimit të mundësisë së testimeve edhe nëpër rajonet e tjera, është mundësuar testimi në kohë të shpejt, raporton EO.

“Siç po e shihni edhe ju tani jemi të stabilizuar dhe nuk ka ndonjë stërngarkesë sepse janë hapur në qendrat rajonale që do të mbulohet tërë territori me test për Covid në kohë të shpejt”, ka thënë Ramadani.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se shumica e pacientëve kanë pasur nevojë për oksigjenotrapi.

”Testet janë njëra nga hallkat e menaxhimit të pandemisë. Shumica e pacientëve kanë pasur nevojë për oksigjenotrapi. Përveç testeve kanë ardhur edhe 16 respiratorë”.

“Urojmë që këta të përdorën sa më pak për pacientë dhe për këtë duhet të zbatohen masat nga ta”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme