Një ilaç i ri, imunoterapia, është cilësuar si ndryshim i madh potencial sa i përket rezultateve pozitive në luftë kundër kancerit.
Ky studim është prezantuar në Kongresin Evropian për Kancer.
Studimi në fjalë është zhvilluar për kancerin në kokë dhe qafë.
Të gjeturat tregojnë që pacientët të cilët kanë përdorur “nivolumab” kanë mbijetuar me gjatë në krahasim me ata të cilët janë trajtuar me kemoterapi.
Ndërsa në një studim, kombinimi i “nivolumab” me një tjetër ilaç ka zvogëluar tumoret e avancuara tek pacientët me kancer në veshka.
Imunoterapia funksionon duke shfrytëzuar sistemin im-unitar për të shkatërruar qelizat kancerogjene.
Pacientët të cilët kanë përdorur imunoterapinë kanë përjetuar efekte anësore më pak.