Ilir Ferati viziton Istogun e Poshtëm, premton vazhdimësi të projekteve

Prishtinë | 23 Sht 2025 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual i Komunës së Istogut dhe kandidati i LDK-së për një mandat tjetër, Ilir Ferati, ka vizituar mbrëmë fshatin Istogu i Poshtëm, së bashku me kandidatin tjetër të partisë, Kushtrim Gashi.

Gjatë takimit me familjen Kurtaj dhe banorët lokalë, Ferati u shpreh i inkurajuar nga mbështetja dhe entuziazmi i tyre, duke theksuar se puna e deritanishme në këtë zonë është dëshmi e angazhimit të tij.

Ai premtoi realizimin e kërkesave të qytetarëve në bashkëpunim të ngushtë me ta.

Të ngjashme