Kryetari aktual i Komunës së Istogut dhe kandidati i LDK-së për një mandat tjetër, Ilir Ferati, ka vizituar fshatin Kashicë e Shoshtit, ku u shoqërua nga kandidati Hajrush Gashi.
Në këtë takim me banorët, Ferati theksoi rëndësinë e dëgjimit të kërkesave të qytetarëve dhe hartimit të planeve konkrete për përmirësimin e jetës së tyre.
Ai falënderoi për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke u zotuar për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe pa dallime.