Ilir Meta uron Kosovën nga qelia: Forcohesh çdo ditë si faktor i rëndësishëm paqeje në rajon

Prishtinë | 17 Shk 2025 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, nga qelia i ka uruar Kosovës 17 vjetorin e Pavarësisë, duke e quajtur një shembull të shkëlqyer të funksionimit të demokracisë.

Meta shprehet se Kosova forcohet çdo ditë si faktor i rëndësishëm paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon.

“Shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe garantimit të votës së lirë”, thekson Meta.

Ai shton se PL është e vendosur për të mbrojtur pavarësinë e integritetin territorial të Kosovës, si dhe të mbështesë procesin e njohjeve dhe anëtarësimin e saj në gjithë organizatat rajonale dhe në OKB.

Të ngjashme