Ilir Meta zgjidhet president me 87 vota

Tiranë | 28 Pri 2017 | 19:15 | Nga

Ilir Meta është zgjedhur president në një sallë të boshatisur nga opozita dhe të bojkotuar nga trupi diplomatik në Tiranë. Ai mori plot 87 vota pro dhe dy vota kundër. Pas përfundimit të votimit, nuk pati as festë sa brohoritje përpos disa duartrokitjesh të zbehta të socialistëve. Kur përfundoi votimi me të parin njeri që Meta shtrëngoi duart ishte Edi Rama. Sapo mori fjalen pas votimit Meta tha se mes pushtetit dhe demokracise ka zgjedhur gjithnje te dyten.

Në fjalën e tij pa letër Meta ka lëshuar një apel që Shqipëria të mos bëhet Maqedoni dhe ti krijojë të gjithë qytetarëve të saj (Jo partive) që ata të votojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Ka ende kohë që të shkohet në zgjedhje dhe që kur të betohet presidenti në 24 korrik, kjo sallë të jetë plot me të gjitha partitë” tha Meta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme