Imami i Xhamisë së Lupçit bëhet për spital, arrestohen tre persona

Prishtinë | 22 Kor 2022 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Imami i Xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha, është rrahur rëndë nga tre persona.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se të enjten rreth orës 22:00, policia ka marr informatën se është gjetur një person i lënduar rëndë.

“Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar”, tha Ahmeti.

Personat e arrestuar janë: B.M, mashkul 27vjeç, A.M, mashkul 28vjeç dhe Sh.M mashkul 25vjeç. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe ndaj tyre është iniciuar rasti vrasje në tentativë.

Të ngjashme