Imami nga Deçani thotë se Big Brother VIP, Për’puthen e It’s My Love duhet të mbyllen: Po shkatërrojnë rininë

Prishtinë | 06 Dhj 2021 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Imami nga Deçani, Naser Tolaj, i ka quajtur degjeneruese disa emisione, të cilat sipas tij, po shkarrojnë rininë.

Përmes një postimi në Facebook, Tolaj thotë se drejtuesit e Big Brother VIP, Për’puthen e It’s My Love, janë për keqardhje, njofton Klankosova.tv.

Postimi i plotë:

Krim nuk eshte vetem qe te vrasesh njerez me arme, krim eshte edhe te mundohesh qe tua shkaterrosh (degjenerosh) rinine.

Mos te harrojme se roli i medias informuese eshte edhe roli i edukimit te shoqerise

Tani se cfare informimi dhe cfare edukimi po i sherbehet shoqerise tone neper media Gjithcka mund te quhet vetem informim dhe edukim JO.

Per kete ka thene Pejgamberi a.s:

“Kur ske turp ben cfare te duash”.

Ne vecanti ketu hyjne keto emisione degjeneruese, shkaterruese, terrorizues dhe “kriminale” sic jane Big Brother VIP, Perputhen, It’s my love etj.

Jane per keqardhje te gjithe ata qe drejtojne keto emisione e sidomos per ty Valon Maloku, nga vitet qe ke.

Mendoj se ketu duhet te reagojme te gjithe, e në vecanti ata bejne thirrje në mbrotje te te drjetave dhe lirve te njeriut, gruas, femijeve etj. Duhet të i mbyllen keto programe degjeneruse dhe shakterruse te shoqerise tone.

Ngase per mua eshte teper shqetesuese se cka po na ofrojne mediat tona dhe se kujt po i jepet hapsire në TV-t tona.

Të ngjashme