Imeri ia dorëzon Hotit raportin vjetor të punës për vitin 2016

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 12:16 | Nga

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ia dorëzoi ministrit të Financave, Avdullah Hoti, Raportin e Punës për vitin 2016.

Kjo bëhet duke u bazuar në Nenin 8 të Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i cili thotë se deri më datë 31 mars të vitit pasues, duhet të dorëzohet raporti vjetor në Ministrinë e Financave.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të këtij raporti, drejtori Imeri tha se “Kam kënaqësinë t’ju ofroj Raportin Vjetor të punës për vitin 2016, në formatin e plotë përbrenda kornizës së përcaktuar me Ligjin 03/L-222, mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat”.

“Ky raport përfshinë të gjitha aktivitetet e ATK-së, së bashku me stafin e angazhuar që ka kontribuar në rezultatet pozitive të organizatës, duke i ofruar buxhetit të Republikës së Kosovës plotësimin e nevojave të planifikuara”, ka thënë ai.

“Krahas qëllimit kryesor në vjeljen e të hyrave, ATK zhvillon aktivitete të shumta të bazuara në Planin Strategjik 2015-2020, si dhe planet tjera vjetore e periodike duke ofruar shërbime më të mira për tatimpaguesit, ngritje të profesionalizimit e transparencës, perceptim më të mirë mbi integritetin dhe ndershmërinë drejt ngritjes vullnetare në pagesën e tatimeve”, theksoi ai.

Imeri u zotua se edhe gjatë vitit 2017 do të punojmë, në mënyrë që secili vit të jetë më i mirë se tjetri.

Ndërsa, Ministri Hoti gjatë pranimit të raportit tha se kjo është hera e parë, që raporti vjetor dorëzohet në Ministrin e Financave formalisht, ashtu siç e thotë edhe ligji.

“Ju përgëzoj për punën që keni bërë gjatë viti 2016, juve i nderuari drejtor si dhe gjithë zyrtarët e tjerë, sepse viti që e lamë pas ka qenë jashtëzakonisht të suksesshëm”, tha ndër të tjera Hoti.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme