Profesori universitar, Dorajet Imeri vlerëson se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë do të mbyllte një vatër potenciale të konfliktit.
Sipas tij, Kosova mundet të jetojë edhe pa njohjen nga Serbia.
“Pavarësisht që vështirësohet procesi i stabilitetit saj në mekanizma ndërkombëtar dhe në politikën e jashtme, por nuk do mend se në këtë fazë në të cilën jemi, në rreshtimet të cilat mund të bëhen, Serbia me gjasë do të fillojë ta përdor mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës si njëfarë përmbushje në raport me pozicionimin e saj properëndimor kundrejt Rusisë, e cila mund të vijë në një fazë vijuese kur nuk do të ketë vend në Ballkan që nuk do ta dënojë agresionin rus”, deklaroi ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.
Imeri thotë se “për aq kohë sa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ambiciet e saj për ta rikthyer në një moment të caktuar Kosovën, do të mbesin përherë të mëdha, dhe prandaj njohja është kaq e rëndësishme”.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.