Imeri thotë se Lajçak do vijë në Kosovë për të parë qëndrimin e radhës të Qeverisë

Prishtinë | 10 Maj 2023 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë më 11 maj në Prishtinë, ndërkaq një ditë më vonë do të vizitojë Beogradin.

Profesori universitar, Dorajet Imeri, vlerësoi se Lajçak do vijë në Prishtinë për të parë qëndrimin e radhës të Qeverisë së Kosovës, ndaj marrëveshjes së Brukselit dhe dakordimit në Ohër.

“Unë konsideroj që vizita e Lajçak ndër të tjerash do të jetë këtu për të parë se si do të jetë qëndrimi i radhës i Qeverisë së Kosovës, cilët janë hapat që propozon dhe ndoshta për të bartur mesazhin se marrëveshja e Brukselit, e dakordimi i Ohrit, duhet të zbatohen konform zotimeve që kanë dhënë palët. Bashkimi Evropian nuk mund të kërkojë diçka jashtë kornizave. Me sa kemi parë, Kosova është vonuar me idenë për të propozuar një zgjidhje kreative”, deklaroi Imeri në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Megjithatë, Imeri thotë që Kosova është dashur ta bëjë shumë më herët fillimin e draftimit të asaj që quhet vetë menaxhim.

“Unë konsideroj që Kosova nuk është dashur të vijë deri tek ky moment, sepse do të jetë shumë më e vështirë arritja e një marrëveshjeje se si do të dukej një tjetër Asociacion”, shtoi ai tutje.

Imeri vlerësoi që Bashkimi Evropian nuk është mekanizmi kredibil për të lehtësuar procesin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Presioni i BE-së ndaj Kosovës, është i padrejtë dhe jo i duhuri për të prodhuar një marrëveshje”, theksoi Imeri.

Ndërkaq, lidhur me çështjen e Asociacionit, Imeri dha dy mundësi se si mund të arrihet deri aty.E para të zhbëhet marrëveshja dhe e dyta të renigociohet. Por, as njëra as tjetra nuk mund të ndodhin”, tha Imeri.

Të ngjashme