Imri Ahmeti, kampion për mbledhje të tatimit mbi pronën

Lipjan | 12 Dhj 2016 | 12:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është shpallur kamion për mbledhje të tatimeve mbi pronën nga DEMOS – projekt i financuar nga ambasada zvicerane, i cili ka për qëllim që të përmirësoj qeverisjen dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Në këtë projekt të DEMOS kanë marrë pjesë 17 komuna dhe Lipjani ka qenë komuna kampione e projektit.

Ahmeti është shprehur krenar me administratën e komunës që udhëheqë ndërsa ka thënë se paratë e grumbulluara nga tatimi mbi pronën u janë kthyer qytetarëve përmes projekteve kapitale si; shtrimi i rrugëve, ndriçimi publik, parqet, hapja dhe zgjerimi i lumenjve dhe investimet në fushat e sportit.

Kurse Drejtori i Financave në komunën e Lipjanit, Shkëlzen Hajdini, pohoi se nuk ishte e vështirë të mblidhje tatimi mbi pronën pasi qytetarët janë treguar shumë bashkëpunues.

imri-ahmeti

Të ngjashme