Inati, këshilltari më i keq në politikë, don me plasë Kryeministrin!

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 12:46 | Nga Bajrush Xhemajli

Vetëvrasja nuk është me brirë!

Është një shprehje te ne shqiptarët, e cila shumë i shkon Kryeministrit Kurti: “Për inat të sime vjehërr, shkoj e flejë me mullingjinë!”

Inati, këshilltari më i keq në politikë, don me plasë Kryeministrin!

Protagonizmi, për ta mundur me çdo kusht Edi Ramën, i është bërë obsesion. Diferenca në mes tij e Ramës është pakrahasimisht e madhe dhe se kjo po e bën inferior Kryeministrin e Kosovës.

Nga inati e inferioriteti, puna ka ardhë deri aty sa kur i tërë Ballkani është mbledhur në Tiranë, veq Kosova mungon! E, do të duhej të ishte e kundërta, sikur askush mos të shkonte nga liderët ballkanikë, Kurti nuk do të duhej të mungonte dhe duhej t’i rrinte krah Edi Ramës!

Kështu do të dëshmonte edhe në këtë mënyrë që bashkimin me Republikën e Shqipërisë e ka pasë me gjithë mend, por tregoi që, si çdo premtim të tij, edhe këtë të bashkimit, madje që në fillim, e ka braktisur në mënyrën më të paskrupullt, gjë që e dëshmoi edhe njëherë me mosshkuarjen në këtë samit të Tiranës, aq të nevojshëm për shqiptarët.

Dhe, krejt në fund, shtrohet qështja: a do ndokend ky njeri, apo urrejtja e ka verbuar aq shumë sa të mbetet kaq i vetmuar: opozitën e urren, me shtetin amë nuk komunikon fare, me miqtë është prishur aq sa që i vunë sanksione shtetit që e udhëheqë!

Të mos hyshë e as të mos dalësh me vëllain, homologun tënd shqiptar, kur i tërë ballkani është aty, është vetëvrasje!

Nuk jetohet me urrejtje e inat! Duhet dikush ta këshilloj. Shëndetin e ka në rrezik, mund të pëlcasë!

Të ngjashme