Janë përfshirë shumë palë. Janë përfshirë nivelet më të larta sportive e politike.
Por basketbollistët e rinj të Kosovës ishin në shtëpitë e tyre të enjten kur nisi kampionati evropian U-16, Divizioni B, në të cilin është dashur dhe duhet të marrin pjesë, shkruan sot Koha Ditore.
Kampionati evropian U-16 i basketbollit nisi në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës, vend në të cilin kosovarët e rinj nuk kanë mundur të udhëtonin pasi nuk janë pajisur me viza.
Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka ushtruar presion që përfaqësuesja e Kosovës të pajiset me viza. Por në të njëjtën kohë FIBA ka lejuar që evropiani të nisë edhe pa Kosovën pjesë të tij..