Inaugurohet salla sportive në Komoran, paralajmërohet shkolla e mesme

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 12:30 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shkolla fillore “Xheladin Gashi-Plaku” në Komoran, tani e tutje do të ketë edhe sallën e edukatës fizike.

Pasi që sot, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, së bashku me ministri e Arsimit, Arsim Bajrami dhe atë të  ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, e vunë gurthemelin e sallës sportive të kësaj shkolle. Aty u panë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, të kësaj ane.

Veseli tha se kjo shkollë e ka vuajtur mungesën e një salle sportive, andaj ka përgëzuar nxënësit dhe mësimdhënësit, duke thënë se tani e tutje do të kenë në dispozicion një sallë moderne, raporton Ekonomia Online.

“Sot kësaj shkolle të bukur do t’i bashkëngjitet diçka që i ka munguar që nga nga dita e parë kur është përuruar, e ajo do të jetë salla e sporteve, e cila iu duhet shumë veçanërisht këtyre të rinjve”, u shpreh Veseli.

Veseli foli edhe për heroin Xheladin Gashin-Plakun, të cilën e mban emrin kjo shkollë, duke thënë se ai e ka dashur shumë lirinë dhe sipas tij ka qenë i gatshëm të sakrifikojë edhe familjen.

Tutje Veseli premtoi edhe diçka që ngjau me fushatë elektorale. Ai tha se vitin e ardhshëm Komorani do të bëhet edhe me shkollë të mesme.

“Sot kam ardhur së bashku me ministrin Arsim Bajrami dhe Mahir Yagcilar. Që nga viti i ardhshëm, Bajrami dhe Yagcilar do të vejnë gurthemelin e shkollës së mesme që i duhet Komoranit”, u shpreh Veselli.

Salla sportive e shkollës fillore “Xheladin Gashi-Plaku” në Komoran,  do të financohet nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Administratës Publike.

Të ngjashme