Incident i madh në Angli pasi një autobus shkolle u përmbys në autostradë

Prishtinë | 29 Sht 2023 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Incidente të mëdha janë deklaruar pasi një autobus shkolle u përmbys në aksident në një autostradë në Merseyside të Anglisë, duke shkaktuar “një numër viktimash”, thanë shërbimet e urgjencës, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

Një person është dërguar në spital me lëndime të rënda dhe rreth 50 të tjerë janë duke u vlerësuar në vendngjarje.

Si Shërbimi i Ambulancës Veriperëndimore ashtu edhe Spitali i Fëmijëve Alder Hey thanë se kishin deklaruar një “incident të madh”.

Shkolla e ciklit të lartë për djemtë Calday Grange dhe gjimnazhi për vajza West Kirby konfirmuan se një nga autobusët e tyre shkollor ishte përfshirë në incident.

Bëhet e ditur se ekuipazhet mbërritën në vendngjarje në orën 8:16 të mëngjesit “për të gjetur një autobus të përmbysur me një numër viktimash”.

Deri më tani në spital është dërguar një paciente femër, e cila ka pësuar lëndime të rënda të shkaktuara nga trauma.

Ka gjithashtu rreth 50 pacientë të tjerë që po vlerësohen në vendngjarje dhe po punohet për t’i larguar nga aty.

Të ngjashme