Një edukatore në një kopsht shtetëror në Fier dhe nëna e një fëmije 4-vjeçar janë proceduar penalisht nga Policia, pas një konflikti ku dyshohet se janë përfshirë të dyja.
Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht 44-vjeçaren, edukatore në kopsht, dhe 29-vjeçaren, të dyja banuese në Fier.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 44-vjeçarja ka keqtrajtuar në ambientet e kopshtit fëmijën 4-vjeçar të 29-vjeçares.
Ndërkohë, nëna e fëmijës dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores./A2Cnn