Incident zjarri në Klinikën e Pediatrisë, nuk ka të lënduar

Prishtinë | 21 Jan 2026 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Një incident zjarri ka ndodhur sot në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.

Mirlinda Qyqalla, nga zyra e mediave në QKUK, ka konfirmuar për Klanin se një bojler i vendosur mbi kulmin e Pediatrisë është përfshirë nga zjarri.

“Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin”, tha Qyqalla.

Sipas saj, situata është vënë plotësisht nën kontroll dhe nuk ka të lënduar apo dëme të tjera.

“Aktiviteti në Klinikën e Pediatrisë vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo stafin”, thuhet në konfirmim.

Të ngjashme