Incidenti i madh në Shqipëri, nuk ia keni idenë sa tifozë ka arrestuar policia

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 11:15 | Nga

Një ditë pas ndeshjes më të rëndësishme të javës së 9 dhe të fundit për fazën e parë, mes Partizanit dhe Skënderbeut, të zhvilluar në “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit, policia e këtij qarku ka dhënë një deklaratë mbi incidentet para dhe gjatë ndeshjes, që detyruan shtyrjen e takimit për mbi 15 minuta.

Sipas asaj që bën të ditur Policia Elbasanit, me kërkesë të klubit të futbollit Partizani ishte hartuar plani i masave për sigurimin e rendit dhe të qetësisë dhe për zhvillimin normal të ndeshjes së futbollit mes dy klubeve, masa të cilat ishin bërë publike që përpara se të luhej takimi.

Megjithatë, sërish janë shënuar incidente, përfshi goditjen e një autobusi me tifozë korçarë (Ko 1750 B) në hyrje të Elbasanit, në Unazën e qytetit, por fatmirësisht ky incident ka përfunduar vetëm me një thyerje xhami dhe asnjë të lënduar. Për këtë rast, policia bën të ditur se janë identifikuar dy autorë, të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Për gjithçka ndodhi mbrëmë, policia ka kryer veprimet procedurale dhe janë shoqëruar 7 shtetas në komisariat, ndërsa po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë. Një qytetar me inicialet F.B., 24 vjeç nga Tirana, është dëmtuar lehtë nga stolat e hedhur nga tifozeria, ndërsa shtetësia T.T., 18-vjeçare, nuk është dëmtuar fare, por pati një gjendje të rënduar emocionale.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme