Grupi këshillues i rrezikut, i cili merret me menaxhimin e rrezikut global, kanë dhënë një statistikë për Indy100 se niveli i kërcënimit të terrorizmit për vendet e botës është në rritje e sipër.
Sipas Inteligjencës së Sigurisë dhe Grupit për analiza të Shërbimit të Rreziku (SIAS), thuhet se probabiliteti i veprimtarisë armiqësore nga terroristët, që përcakton terrorizmin si një akt apo kërcënim të dhunës fetare apo ideologjike të motivuar, vlerësojnë se niveli i rrezikshmërisë së sulmeve terroriste është në rritje të madhe në gjithë globin.
Këtu janë nivelet e rrezikshmërisë aktuale të kërcënimit në mbarë botën:
Ndër vendet më të rrezikuara në botë nga sulmet terroriste janë Siria, Iraku, Libia, Afganistani, Somalia, Jemeni e shumë të tjera, shkruan Independent.
Agjencia Inteligjente e Sigurisë ka dhënë statistikë edhe për Ballkanin, kështu duke e radhitur Kosovën si njërin ndër vendet më të rrezikuara nga terrorizmi në Ballkan.
Vendin e parë për rrezikshmëri nga sulmet terroriste e mban Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa Kosova radhitet e dyta pas saj.
Niveli më i lartë i rrezikshmërisë është shkruar me numrin 6, ndërsa Kosova bartë numrin 3 të shkallës së rrezikshmërisë në gjithë botën.
Pas saj, vjen Shqipëria, Maqedonia, Serbia, ndërsa vendi më pak i rrezikuar në Ballkan nga terrorizmi është Mali i Zi.