“Index Kosova”: PDK e para, Vetëvendosje para LDK-së

Prishtinë | 27 Dhj 2016 | 17:16 | Nga

Index Kosova ka publikuar raportin “hulumtimi i rregullt i opinionit publik” dhe ka zbuluar se preferencat e votuesve të qytetarëve të Kosovës nuk kanë lëvizur nga ato të vitit të kaluar, por kësaj radhe Lëvizja Vetëvendosje radhitet para Lidhjes Demokratike të Kosovës për nga numri i votave.

Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për Parlament të Kosovës do të mbaheshin nesër, për cilën parti do të votonit?”, 17% e qytetarëve kanë deklaruar se do votonin Partinë Demokratike, 13% për Lëvizjen Vetëvendosje ndërsa 12% për LDK-në.

Pas këtyre tri subjekteve politike, 7% ka marrë koalicioni AAK-Nisma, e vetëm 3% AKR-ja.

Sa i përket moshës, LDK ka më shumë votues të vjetër të moshës mbi 45 vjeçare dhe më pak votues të rinj të moshës 18-34 vjeçare. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka më shumë votues të rinj, sidomos të moshës 18-34 vjeçare dhe më pak votues të moshave të vjetra. PDK, Koalicioni AAK-Nisma dhe AKR kanë votues pothuajse nga të gjitha moshat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme