India ka vënë më shumë se 300 persona nën mbikëqyrje pasi një 23 vjeçar u diagnostikua me virusin Nipah, një sëmundje e rrallë dhe shpesh vdekjeprurëse.
Autoritetet në shtetin jugor indian të Kerala thanë se kishin identifikuar 311 njerëz që mund të kishin ardhur në kontakt me njeriun dhe katër persona të tjerë që shfaqnin simptomat e sëmundjes.
Të gjithë ata janë nën vëzhgim dhe u është thënë që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.
“Nuk do të rrezikojmë lidhur me këtë dhe për këtë ne po vëzhgojmë njerëz që kanë ardhur në kontakt me pacientin edhe për një periudhë të shkurtër kohe”, tha Meenakshi, një zyrtar i lartë i shëndetësisë shtetërore.
Sëmundja u rishfaq një vit pas një shpërthimi që kisht lënë të vdekur 17 persona.
Më shumë se 230 vetë u testuan gjatë shpërthimit, gjë që shkaktoi panik të përhapur në rajonin Kerala të Veriut.
Megjithatë, këtë herë zyrtarët shtetërorë thanë se ata shpejt u futën në veprim për ta izoluar, vëzhguar dhe trajtuar këdo që mund të kishte ardhur në kontakt me virusin.